Flash News

E-TJERA

Kokainë në banane, SPAK kërkoi zbutje të masës, GJKKO lë në burg babain e Arbër Çekajt

Kokainë në banane, SPAK kërkoi zbutje të masës, GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për babanë e Arbër Çekajt, Selim Çekajn.

SPAK kërkoi masën e “arrest në shtëpi”, duke arsyetuar se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës. Sipas prokurorit, derisa të kryhen hetimet, Çekaj duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se Selim Cekaj është pronar i kompanisë së bananeve “Ecoalmax” në kontenierin e së cilës u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori, vend nga ku ishte nisur dhe ngarkesa me banane.

72-vjeçari Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane. E

Arbër Çekaj ndodhet në qeli dhe i dënuar me 14 vite.

Të fundit