Flash News

E-TJERA

Kokainë në kontejnerët me banane/ Babai i Arbër Çekajt do të hetohet nga SPAK, Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencë

Kokainë në kontejnerët me banane/ Babai i Arbër
Arbër dhe Selim Çekaj

Selim Çekaj do të hetohet nga SPAK-u, pasi Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për cështjen. Ai u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerët me banane të kompanisë së tij u gjetën 49 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Seanca për të do të mbahet nesër në orën 11:00. Selim Çekaj, 72 vjeç është babai i Arbër Çekajt, i arrestuar për transportin e 613 kilogramë kokaine në 2018 nga Ekuadori.

Para trupës gjykuese ai ka thënë se kishte porositur vetëm banane dhe se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur. Mbi Selim Çekajn rëndon akuza për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Çekaj nuk pranoi që të hapë kontejnerin. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Djali i tij, Arbër Çekaj, i cili ndodhet në burg, tha se babai i tij është një profesor i nderuar, ndërsa hodhi akuza se ndaj tij dhe familjes së tij po vepron një klan i caktuar që kërkon t’i përfshijë ata në trafik droge duke i mbushur kontejnerët e bananeve me kokainë.

Të fundit