Flash News

E-TJERA

Kokalari bën deklaratën e fortë: Yuri Kim po shkatërron PD-në

Kokalari bën deklaratën e fortë: Yuri Kim po shkatërron

Aktivistja Evi Kokalari, e cila është shfaqur krah Sali Berishës në ‘Foltore’ dhe ka shprehur hapur mbështetjen ndaj tij, deklaroi sot se ambasadorja amerikane Yuri Kim po e shkatërron Partinë Demokratike.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’’ në MCN Tv, Kokalari tha se ndërhyrja ambasadores mund të shihet si një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

Pjesë nga intervista

SHBA mund të shpallë një njeri non grata por nuk mund të ndërhyjnë amerikanët për të ndërtuar PD?

Kokalari: Ky është mendimi jot.

Nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë?

Kokalari: Sigurisht që është.

Ajo ka thënë që njoh Lulzim Bashën si kryetar të PD. Basha nuk nëse nuk ka njerëzit poshtë nuk është kryetar i PD.

Kokalari: Megjithatë Kim nuk po e bën PD, ajo po e shkatërron PD-në.

Zonja Kim?

Kokalari: Ajo që përfaqëson zonja Kim. Çdo ambasador përfaqëson personin që është në Shtëpinë e Bardhë. Nëse Trump ishte në shtëpinë e bardhë ajo do sillej komplet ndryshe.

 

Të fundit