Flash News

E-TJERA

Kokalari: Nëse Trump rizgjidhet, Berishës do t’i hiqet ‘non grata’. Shkrimtari amerikan: Informacionet u dërguan nga Soros

Kokalari: Nëse Trump rizgjidhet, Berishës do t’i hiqet

Pasi promovoi libri e tij mbi George Soros, 'The man behind the curtain', shkrimtari amerikan, Matt Palumbo komentoi shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA.

I ftuar në ‘Politiko’ në Top News, Palumbo thotë se nuk ka prova për shpalljen e Berishës non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i duket e pakuptimtë.

Shpallja e Berishës nuk ishte e merituar. Informacionet në DASH u dërguan nga Soros. Nëse Trump garon dhe fiton sërish, mund të hiqet non grata e Berishës”, tha ai.

Nga ana tjetër, edhe aktivistja e njohur shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evi Kokalari, e cila ka dalë që në fillim në mbështetje të Sali Berishës pas shpalljes non grata nga SHBA tha në ‘Politiko’ se gjërat do të ndryshojnë pasi republikanët do fitojnë zgjedhjet amerikane.

“Dosjen ndaj Berishës e ka nisur ish ambasadori Donald Lu. Nëse administrata e radhës do merret nga Trump, heq sanksionet kjo do bëhet. Dosja e Berishës nuk është shqyrtuar në detaje. Ka korrupsion edhe në radhët e DASH. Si shqiptare nuk besoj se Berisha është i korruptuar”, tha Kokalari.

Të fundit