Flash News

E-TJERA

Kok*ina nga Amerika Latine, 10 të arrestuarit në GJKKO: Erdhëm për të mbjellë flokët

Kok*ina nga Amerika Latine, 10 të arrestuarit në GJKKO: Erdhëm

Kanë dal në GJKKO 10 të arrestuarit si pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine e cila pasi përpunohej në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës.

Tre shtetasit e huaj kanë mohuar të kenë lidhje me trafikun e kokainës. Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës.

 Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët.

Operacioni i SPAK u ndërmor pasditen e 15 nëntorit 2024 me arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë dhe 3 shtetasve të huaj, 1 kolumbian dhe 2 nga Venezuela.

850 lëkurat e kriposura të gjedhit në të cilat është fshehur kokainë, hetuesit shqiptarë në bashkëpunim me partnerët e huaj, e dinin shumë mirë se ishin ngarkuar në kontejnerë në vende të Amerikës Latine dhe do të vinin në rrugë detare në portin e Durrësit.

Plot 48 ton, në dy ngarkesa, njëra në shtator dhe tjetra në nëntor, janë vëzhguar nga SPAK dhe janë lënë të veprojnë të lira deri në itinerarin e fundit, për t’i dhënë goditjen finale grupit të drogës, me 10 arrestime në total.

Për grupin hetimor, 4 nga 7 shqiptarët e arrestuar janë kryesorët e grupit, organizatorë dhe financues të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës drejt Shqipërisë, dhe më tej shitjen e saj në tregjet e vendeve europiane.

4 shqiptarë banues në Tiranë, në mesin e 10 të arrestuarve, ishin ‘kokat’ e grupit të trafikut të kokainës që u godit nga SPAK.

Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, por një pjesë edhe nga Brazili. Për këtë arsye kreu i SPAK, Altin Dumani ishte për vizitë në Brazil, ku u takua me zyrtarë.

Te arrestuarit gjatë aksionit

Shtetas shqiptar:

1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë

3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë

4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër

7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

8-Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

Të fundit