Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor hedh poshtë vendimin e KAS-it, koalicioni opozitar shkon me 153 kandidatë në zgjedhje

Kolegji Zgjedhor hedh poshtë vendimin e KAS-it, koalicioni opozitar shkon
Foto ilustruese

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, duke pranuar padinë e Partisë Socialiste për listat e koalicionit zgjedhor.

Ky i fundit do të shkojë me 153 kandidatë në zgjedhje, nga 222 që kishte vendosur në listë. Partia Socialiste kërkoi regjistrimin e 153 kandidatëve dhe jo të 222 kandidatëve, sikurse vendosi Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

Më herët ishte Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili vendosi për lejimin e regjistrimit deri në 153 kandidatë për deputet. Por KAS hodhi poshtë vendimin e KQZ-së dhe i dha të drejtë PD-së për numrin e kandidatëve.

Partia Demokratike e cilësoi vendimin e KQZ-së, si të padrejtë të paligjshëm dhe të diktuar nga interesat politike të maxhorancës. 

Të fundit