Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor jep vendimin, në fletën e votimit do jetë logoja e partive

Kolegji Zgjedhor jep vendimin, në fletën e votimit do jetë logoja

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që në fletën e votimit do të jetë logo e partive politike apo koalicioneve që garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërkohë pritet të shqyrtohet kërkesa tjetër e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të zëvendësuar emrin si drejtues të koalicionit duke vendosur emrin Sali Berisha në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit. Trupa gjykuese për këtë çështje është Marsela Dervishi  (Relatore) dhe anëtarët Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Manjola Xhaxho.

Kujtojmë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” paditi KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor, në lidhje me çështjen e emrit që duhet të vendoset përbri koalicionit në fletët e votimit për këshillat bashkiake.

Të fundit