E-TJERA

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatin e 25 prillit për Shkodrën, rrëzon kërkesën e PD

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatin e 25 prillit për
Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për përsëritje të zgjedhjeve në Shkodër. Ai e ka konsideruar këtë padi si të pa mbështetur në ligj dhe pretendimet e tyre i ka konsideruar të pabazuara në fakte konkrete.

Në të njëjtën linjë me vendimet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, nga çështjet e shqyrtuara deri më tani, Kolegji ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës.

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi rezultatin e 25 prillit për Shkodrën, Tiranën, Vlorën, Beratin dhe Gjirokastrën. LSI kërkoi shtyrjen e seancës së sotme, pasi mungonte përfaqësuesi i partisë së saj, por Kolegji e rrëzoi këtë kërkesë. Kolegji Zgjedhor u shpreh se kërkesa e LSI-së nuk bazohet mbi një shkak ligjor.

Kolegji hodhi poshtë edhe kërkesën e partisë Demokratike për përjashtimin e 7 nga 8 gjyqtarët që janë pjesë e këtij institucioni. PD e depozitoi kërkesën me argumentin se  nuk sigurohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm.

Të fundit