Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor miraton afatet e reja për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit

Kolegji Zgjedhor miraton afatet e reja për zgjedhjet e pjesshme të 9

Kolegji Zgjedhor ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rishikimin e afateve të procesit zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit: Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.

Vendimi u mor pasi disa nga afatet e përcaktuara në draftin fillestar kishin përfunduar, siç ishte rasti i regjistrimit të partive politike dhe kandidatëve të pavarur, i cili ishte parashikuar fillimisht për datën 11 tetor.

Sipas afateve të reja të miratuara16 tetori 2025 është afati i fundit për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare të kandidatëve të pavarur.
KQZ-ja do të ketë 24 orë për të verifikuar dokumentacionin dhe për të kthyer çdo kërkesë për plotësim, ndërsa subjektet zgjedhore do të kenë po aq kohë për të korrigjuar dhe ridorëzuar dokumentet.
Vendimmarrja për regjistrimin përfundimtar do të bëhet brenda 24 orëve nga ridorëzimi i dokumenteve të korrigjuara.
Në vendimin e Kolegjit theksohet se këto afate vlejnë si për partitë politike, ashtu edhe për komitetet nismëtare të kandidatëve të pavarur  në varësi të bashkisë ku zhvillohen zgjedhjet.

Kështu, për bashkitë Vlorë dhe Berat, regjistrimet bëhen pranë KQZ-së, ndërsa për Tepelenën, Cërrikun dhe Matin, procedurat do të kryhen pranë KZAZ-ve përkatëse.

Ky vendim i hap rrugën zyrtarisht garës elektorale për kryetarët e rinj të pesë bashkive, të cilat kanë mbetur pa drejtues pas zhvillimeve të muajve të fundit.

Të fundit