Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Vlorë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Të njëjtin vendim Koelgji e mori edhe ditën e djeshme për qarkun e Gjirokastrës. Trupa gjykuese nuk pranoi as kërkesën për marrjen e provave shtesë për këtë qark.

Sipas Kolegjit Zgjedhor kërkesa e opozitës është e pa mbështetur në prova dhe ligj.

Deri më tani Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës për në dy qarqe, pasi një ditë më parë dha të njëjtin vendim dhe për Gjirkastrën. Kjo paralajmëron se të njëjtin vendim do të japë dhe për 7 qarqet e tjera që do të ankimojë PD, pasi kërkesat dhe provat janë thuajse të ngjashme.

Tani e vetmja hallkë që i ka mbetur Partisë Demokratike është ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, gjithsesi nuk dihet nëse do ta marrë këtë veprim apo jo.

Të fundit