Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar këtë të hënë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin 7 gjyqtarëve, nga 8 që janë në total, nga procesi i shqyrtimit të padive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Kolegjit Zgjedhor pretendimet e PD-së janë të pabazuara.

"Ditën e djeshme është paraqitur një kërkesë nga ana e PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Ne e kemi marrë në shqyrtim sot, 8 qershor në orën 08:30 dhe në përfundim kemi gjetur të pabazuara pretendimet e PD-së. Prevalon vazhdimësia institucionale e  Kolegjit Zgjedhor. Neni 151 i Kodit i ka përcaktuar Kolegjit të drejtën për të vendosur lidhur me kërkesat e tij." - është shprehur gjyqtarja.

PD kërkoi dje përjashtimin e gjyqtarëve Alma Kolgjoka, Asim Vokshi, Emona Muçi, Esmaralda Çika, Gentjan Medja, Manjola Xhaxho dhe Sokol Ibi, pasi pretendon se këta gjyqtarë nuk garantojnë paanshmëri në gjykim për 6 paditë e tjera që pritet të shqyrtohen brenda këtyre ditëve.

Kolegjit  Zgjedhor nga procesi i shqyrtimit të padive të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, deri tani kanë rrëzuar kërkesat e saj në tre qarqe të vendit; në Berat, Vlorë e Gjirokastër, ku kërkonte shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit.

Kujtojmë se 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor u përzgjodhën me short. Në total ishin 16 kandidatë, mes të cilëve, u përzgjodhën vetëm 8.

Të fundit