Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor rrëzon sërish kërkesën e PD dhe LSI, nuk ka përsëritje të zgjedhjeve në Berat

Kolegji Zgjedhor rrëzon sërish kërkesën e PD dhe LSI, nuk ka

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për pavlefshmëri të rezultatit të 25 prillit për Beratit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark. Kolegji e shoqëroi vendimin me argumentin se padia e opozitës ishte e pabazuar në prova dhe në ligj.

Partia Demokratike ankimoi në Kolegj vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, por edhe vendimi i institucionet më të lartë për çështjet zgjedhore mbajti të njëjtin qëndrim si KAS-i.

Kujtojmë që ky i fundit e rrëzoi kërkesën e PD për përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit. Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar deri më tani ankimimet për qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës, ku ka rrëzuar kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve.

Ndërkohë pritet të vazhdojë me shqyrtimin e ankimimeve për Durrësin, Shkodrën, Tiranën dhe Korçën.

Të fundit