Flash News

E-TJERA

Komandant na thuaj cilat revista, gazeta e portale të lexojmë !

Komandant na thuaj cilat revista, gazeta e portale të lexojmë !

Nga Irena Beqiraj 

Teksa pija kafen e mëngjesit lexoja Forbes. Më del perpara artikulli me titull " Vendet me ujrat më të pastëra të notueshme në Europë, të renditura sipas raportit të fundit "
E hapa me bindjen se Shqipëria në mos e para do të ishte në 5 -shen e parë !


Teksa ulesha më poshtë në renditje nuk e gjeta as të 10 -en. Për zhgënjimin tim Shqipëria jonë "e ujrave më të kaltra" ishte e fundit për pastërtinë e ujrave të notueshme bregdetare, po ashtu e fundit për pastërtinë e ujrave të notueshme në liqene e lumenj.
Këto të Forbes edhe ato te paditurit që kanë shkruar raportin ( Agjencinë Euvropiane të Mjedisit (EEA), edhe bashkëpunetorin e saj Komisionin Evropian) pa mëdyshje i klasifikova tek sabotuesit e ziliqarët e "Mrekullisë së fundit turistike në Evropë ". Kishin guxuar kishin renditur konkurentët tane Kroacinë e Greqinë, me ujra shumëëë më të pastra . Pas këtij zhgënimi vendosa që Forbes-in ta braktis e të mos e lexoj më . Por cfarë të lexoj?
Kështu Komandat zamet e ke por që të mos disinformohemi lart e poshtë, merre edhe një herë mundimin, prishi pushimet e na listo gazetat , revistat, portalet që qeveria paguan për të na informuar mbi "Mrekullinë" ku jetojmë .

Të fundit