Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Komandanti i policisë i kontrollon makinën dhe portofolin një qytetari, rreh një tjetër

Fiks Fare denoncoi veprimet arbitrare të një inspektori policie në Shkodër, i cili i kontrollon portofolin një qytetari dhe një tjetër e rreh!
Në redaksinë e Fiksit mbërriti një informacion, i shoqëruar me video, për komandantin e Rendit në Policinë e Shkodrës, Shkëlzen Gjonaj, i cili futet në një makinë private pa mandat dhe i kontrollon portofolin. Sipas informacioneve, polici dyshohet se ka marrë nga portofoli një zarf të vogël me 350 mijë lekë dhe 50 euro, të cilat pasi u pikas nga kamerat ia ka kthyer pronarit disa orë më pas.
Për të njëjtin polic, me gradë inspektor, ka mbërritur një tjetër video në Fiks Fare, të bërë disa kohë më parë. Në këtë video, polici është në një lokal në Shkodër dhe befas godet me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Fiksi e takoi policin, i cili thotë se nga makina ka marrë vetëm një fasoletë. Ndërkohë, për shkelmat e grushtet thotë se nuk e mban mend. “Mund ta kem bërë, por për punë” thotë ai. Më tej pohon se nëse i publikohen këto video, i rrezikohet karriera në Policinë e Shtetit.
Në redaksinë e “Fiks Fare” kanë mbërritur disa informacione për një inspektor policie në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. Bëhet fjalë për z. Shkëlzen Gjonaj, me detyrë Komandant Rendi në këtë komisariat. Informacioni është shoqëruar me video, ku në datën 21 maj 2023, Gjonaj futet në një makinë private pa mandat dhe i kontrollon portofolin. Video është nga kamerat e sigurisë dhe është bërë në datën 21 maj 2023. Një makinë policie shkon në një lavazh në Shkodër. Në makinë ishte edhe komandanti i rendit, Shkëlzen Gjonaj, bashkë me një tjetër polic.
Ngjitur me makinën e policisë që po lahej, ishte edhe një tjetër mjet privat. Inspektori Shkëlzen Gjonaj shkon në afërsi të kësaj makine dhe bën kontroll. Ai merr nga brenda makinës një send, i cili është portofol. Fillon dhe e kontrollon. Merr një send të bardhë, të cilin e hap. Brenda këtij zarfi dyshohet se ka pasur 350 mijë lekë dhe 50 euro të qytetarit. Më pas, polici e merr zarfin dhe bashkë me një fasoletë, heq kapelën. Ai bën sikur pastron kapelën dhe fut në të një send të bardhë, i cili ishte zarfi. Vazhdon pastrimin dhe më pas e vendos në kokë dhe largohet.
Për të njëjtin polic, Komandantin e Rendit në Policinë e Shkodrës, mbërrin një tjetër video, të bërë disa kohë më parë. Në video shfaqet sërish Shkëlzen Gjonaj, i cili gjuan me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Sherri bëhet në mes të lokalit, teksa nga pamjet nuk duket si aksion policor. “Ik, ik! Larg, larg. Yyy, yyy depzes kur&ë! Jazëk, ik …” i thotë inspektori qytetarit. Inspektori i policisë, Shkëlzen Gjonaj, ka të veshur uniformën e policisë. Fillimisht, ai shan dhe ofendon një qytetar. Më pas e qëllon dy herë rresht me grusht në fytyrë. Dhuna vijon me një shkelëm. Por nuk ndalet, e godet sërish me grusht kur po largohej! Qytetari largohet dhe për asnjë moment nuk e ofendon dhe e godet!
Komandanti i Rendit: E kam rrahur për hir të punës!
Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiksit shkojnë në Shkodër për të takuar vetë Komandantin e Policisë. E telefonojnë dhe i thonë se janë qytetar që kanë një informacion për një ngjarje. Komandanti i thotë se është në një kontroll banese dhe u lë takim. Grupi i Fiksit shkon te vendi i takimit, në lagjen Ajasem, afër Kalasë së Shkodrës.
Fillimisht për videon e parë, atë të marrjes së portofolit nga makina, polici thotë se ka marrë një fasoletë. E mohon që të ketë marrë para’, ndërsa pohon se s’ka qenë aksion! Gazetarët e pyesin nëse kishte ose jo mandat, ndërsa ai përgjigjet se “jo, s’ishte kontroll”, ndërsa mohon të ketë marrë para’, por vetëm një letër për të fshirë kapelën. Pyetjes nëse djali i tij ka kthyer paratë, thotë se s’ka dijeni!
Gazetarët e pyesin për videon e dytë, atë të rrahjes së një djali. Thotë se nuk e mban mend dhe nuk e di nëse është apo ai! Thotë se mund t’ia kenë bërë persona me precedentë për shkak të punës. E pyesim se përse kjo sjellje, na thotë “s’e mbaj mend”. Më pas, polici i afrohet grupit të Fiksit te makina dhe u thotë se “nëse publikohen këto video, më shkatërrohet karriera”.
“Kush ma ka bërë këtë punë?!” i thotë polici gazetarëve, ndërsa merr si përgjigje se nëse tregohet burimi, atëherë s’do kishte Fiks Fare! “Tërë jetën po na shkatërroni, për hir të punës kam … Në qoftë se kam rrahur, kam rrahur njerëz për hir të punës!” ishte përgjigjja e tij, duke pranuar se e ka dhunuar atë qytetar! Pyetjes se përse e kishte qëlluar, polici përgjigjet se “s’e mbaj mend”. Gazetarët e pyesin sërish për ngjarjen para 10 ditësh, atë të kontrollit të makinës dhe portofolit. “Unë e di që ma ka bërë njëri që e kam futur në burg, e di se ma ka bërë ai” thotë ai, por kur kupton se po filmohet ndryshon qëndrim. “Asnjë gjë s’është e vërtetë, këtë ta dini!” përfundon ai. Top Channel
Të fundit
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21