Flash News

E-TJERA

Kombëtares i mungon ‘hajmalia’, Armando Broja mbetet jashtë sfidës me Andorrën

Kombëtares i mungon ‘hajmalia’, Armando Broja mbetet

Armando Broja nuk ka fluturuar drejt Shqipërisë për sfidën e së hënës me Andorrën. Sulmuesi nuk i është bashkuar ekipit kuqezi, pavarësisht se ndihmës trajneri Hamdi Salihi pohoi se ishte rikuperuar.

Sipas Supersport, duket se Broja nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm fizikisht për sfidën, megjithëse luftoi për t’u rikuperuar pas dëmtimit në kavilje.

Kështu, sulmuesit i ngelet të përgatitet dhe të jetë në formë maksimale për ndeshjet e Premier League, ku ai luan me skuadrën e Sauthhampton.

Kujtojmë se dje Shqipëria humbi në fushën e ‘Wembley’ me rezultatin e thellë 5-0. Porta e Strakoshës u kthye në një derë lehtësisht të kalueshme për anglezët.

Të fundit