Flash News

E-TJERA

Kombëtarja nis të hënën grumbullimin, Reja tregon objektivat ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë

Kombëtarja nis të hënën grumbullimin, Reja tregon objektivat

Kombëtarja shqiptare nis të hënën grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Spanjën më 26 mars dhe me Gjeorgjinë më 29 mars.

Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja ka treguar risitë në listën e lojtarëve që do të luajuni në të dyja sfidat si edhe pritshmëritë dhe objektivat5 ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Reja tha se lojtarët të japin maksimumin në këto dy sfida, janë një mundësi e mirë për të kolauduar ekipin në kuadër të impenjimeve të ardhshme zyrtare në Nations League. Trajneri ka treguar të rejat e listës që do të sjellë grumbullimi duke përfshirë këtu futjen në formacion të Asllanit, Kastratit dhe Bajramit.

“Kemi gjithmonë një listë me rreth 30 lojtarë, por me vete do të marr 26 lojtarë, sepse është e kotë të marr lojtarë, të cilët më pas nuk do kenë mundësinë të luajnë. Është e qartë që në këtë listë ka disa te reja, është Asllani që po paraqitet shumë mirë me Empolin, duke treguar personalitet të madh pavarësisht moshës, por është një lojtar që ka aftësi të rëndësishme. Më pas, është Kastrati, i cili gjithashtu po paraqitet mirë këtë vit në Serie B, është një futbollist të cilin e kemi ndjekur edhe më parë dhe më jep përshtypjen se ka ardhur momenti që ta grumbulloja me grupin tonë për të parë karakteristikat që ka. Pastaj kemi edhe një të ri tjetër të datëlindjes 2002, Bajrami i Benfikës, që e kam grumbulluar, ndonëse për momentin nuk ka ende pasaportën, por po punojmë që ta marrë sa më parë dhe shpresojmë që ta marrë në kohë në mënyrë që ta shohim në aksion. Është edhe Vrioni, që po paraqitet shumë mirë në Austri. Më në fund ka gjetur vazhdimësinë, ka shënuar 11 gola dhe dua ta rishoh në aksion me Kombëtaren. Pak a shumë këto janë risitë, për të tjerat kemi një grup mjaft solid dhe pres një rendiment të mirë në këto dy ndeshje”, tha Reja.

Sa i përket objektivave për të dyja sfidat, Reja theksoi se pret rezultate pozitive sidomos kundër Spanjës, e cila do të jetë një rival i vështirë për Shqipërinë.

“Luajmë gjithmonë për të marrë rezultate pozitive, mbi të gjitha kundër Spanjës e dimë që do të jetë e vështirë të përballesh me një ekip të tillë, por përtej rezultatit dua të shoh progresin e lojës tonë, sidomos të shohim se si do të jemi përgjatë 90 minutave, kjo më intereson shumë. Kemi luajtur kundër Francës apo Anglisë, nuk kemi bërë mirë, por ndaj Spanjës do të do të doja të ishim në lojë deri në fund. Ky do të ishte një objektiv i rëndësishëm. Më pas ndaj Gjeorgjisë sigurisht shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje, me Spanjën do të jetë e vështirë, por ndaj Gjeorgjisë është e qartë se pres lojë të mirë dhe rezultat pozitiv”, shtoi Reja.

Të fundit