Flash News

E-TJERA

Kombëtarja Shqiptare mposhtet 1-2 nga Ukraina, renditet e fundit në Grupin B1

Kombëtarja Shqiptare mposhtet 1-2 nga Ukraina, renditet e fundit në

Shqipëria humbi 1-2 ndaj Ukrainës në 'Air Albania', duke u renditur në vendin e fundit në Nations League në League B dhe duke rënë kështu nga liga.

Ukraina arriti që të kalojë në epërsi që në minutën e pestë me anë të Oleksandr Zinchenkos i cili realizoi për 1-0. Nuk vonoi shumë dhe mysafirët gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me Roman Yaremchuk. 

Në minutën e 74-të kuqezinjtë fituan një penallti për shkak të një ndërhyrje të palejueshme nga portieri Trubin tek Rey Manaj. 

Nedim Bajrami shënoi gol duke ngushtuar rezultatin në 2-1 , por pavaresisht përpjekjeve për të gjetur golin e barazimit, nuk ia dolën që ta evitojnë humbjen.

Tashmë me këtë rezultat, Shqipëria përfundon në vendin e fundit në Grupin C, grup i kryesuar nga Çekia e cila ka marrë avantazhin nga Gjeorgjia.

 

Të fundit