Flash News

E-TJERA

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për përballjet me Çekinë në Nations League

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për përballjet me

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” si pjesë e përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League, kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Sipas njoftimit nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Ernest Muçi u stërvit fillimisht i veçuar, por më pas u bashkua me grupin. Seanca nisi me ushtrime në palestër, e më pas skuadra zbriti në fushë për përgatitje atletike dhe taktike.

Kombëtarja do të përfundojë nesër përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë. Trajneri Silvinjo do të mbajë konferencën zyrtare për shtyp në orën 17:45, ndërsa stërvitja e fundit e ekipit do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30, ku mediat do të kenë akses për 15 minutat e para.

Të fundit