Flash News

E-TJERA

Komisioneri për Zgjerim nesër në Tiranë; konferencë me Ramën, takim me Bashën

Komisioneri për Zgjerim nesër në Tiranë; konferencë me

Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të vijë nesër në Tiranë.

Mësohet se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat. Pas konferencës me Ramën, ai do të takojë dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Vizita e zyrtarit të lartë europian në Shqipëri, vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së në përballimin e pandemisë.

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, thuhet në njoftimin e KE. Kjo është vizita e tij e parë pas zgjedhjeve në Shqipëri.

Kujtojmë që Varhelyi  ishte në Tiranë në tetor të 2020 ku u takua me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Komisioneri për Zgjerim takoi gjithashtu edhe drejtuesit e vettingut.

 

 

 

Të fundit