Flash News

E-TJERA

Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme viziton Shqipërinë, axhenda e takimeve në Tiranë dhe Kakavijë

Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme viziton
Ylva Johansson

Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson do të zhvillojë një vizitë zyrtare të shtunën në Shqipëri. Ajo do të takojë aktorët kryesorë të politikës në vend.

Sipas axhendës së publikuar, fillimisht komisionerja do të takojë Presidentin Ilir Meta, më pas kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 10:00 dhe më pas ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Pas takimeve Johansson do të shkojë në pikën kufitare të Kakavijës për të parë nga afër operacionin Frontex si dhe një projekt të financuar nga BE për mbrojtjen e emigrantëve nga Covid-19.

Para se të vizitojë Shqipërinë, Johansson do të ndalet të enjten në Bosnje e Hercegovinë.

Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme viziton

Të fundit