Flash News

E-TJERA

Komisionerja për Zgjerimin viziton për herë të parë Shqipërinë, në fokus integrimi

Komisionerja për Zgjerimin viziton për herë të parë

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin, do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më 14 mars, duke shënuar misionin e saj të parë zyrtar në vend.

Kjo vizitë do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi gjendjen e procesit të anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore dhe në drejtësi. Vizita do të jetë gjithashtu një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve përmes rezultateve të mëtejshme të prekshme, në përputhje me natyrën e bazuar në merita të procesit.

Ndër të tjera, Komisionerja do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren e BE-së Majlinda Dhuka; dhe me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali. Ajo do të angazhohet gjithashtu me institucionet e pavarura shqiptare të drejtësisë, deputetë, duke përfshirë përfaqësues nga opozita, si dhe me organizata të shoqërisë civile.

Kos do t'u drejtohet studentëve të Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës dhe do të shkëmbejë mbi rolin e shoqërisë civile dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, është planifikuar një konference e përbashkët me kryeministrin Rama më 13 mars, në orën 10:10.

 

Të fundit