Flash News

E-TJERA

Komisionet Parlamentare rikthehen në normalitet, ‘hapin dyert’ për gazetarët, por me një kusht

Komisionet Parlamentare rikthehen në normalitet, ‘hapin dyert’

Komisionet parlamentare i janë rikthyer normalitetit, për t’u zhvilluar me prezencë fizike dhe jo në mbledhje online për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Kështu, Kuvendi ka njoftuar se të pranishëm do të jenë edhe mediat, por me kusht që të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.

Konferenca e Kryetarëve miratoi vendimin për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të përhershme të Kuvendit me prezencë fizike, duke respektuar distancimin fizik dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Ju lutem, mbani parasysh që, në respekt të këtij vendimi,  gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin  mbledhjet e komisioneve parlamentare fizikisht, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.

Certifikata ose testi  do t’i dorëzohen punonjësit të sektorit të medias në hyrje .Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për cdo nevojë për mbështetje apo sqarim”, njofton Kuvendi.


 

Të fundit