Flash News

E-TJERA

Komisioni Anti-korrupsion, Bushati: Lëvizje propagandistike e PS, opozita s’ka pse të bëhet pjesë e farsës

Komisioni Anti-korrupsion, Bushati: Lëvizje propagandistike e PS, opozita

Analisti Andi Bushati foli për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Anti-korrupsion.

I ftuar ne MCN, Bushati u shpreh se rezoluta dhe komisioni deri më tani duket si lëvizje propagandistike e mazhorancës pas skandaleve, dhe se opozita s’duhet të bëhej pjesë e farsës.

"Kam dëgjuar shumë spekulime në lidhje me këtë komision. Do të ndryshojë kahun e reformës në drejtësi. Do të penalizojë apo kontrollojë SPAK-un. Do të heqë disa nene në Kodin Penal, që penalizojnë zyrtarët e lartë, etj etj. Duhet të jemi konkret, deri tani po të shohësh faktet, çfarë ka thënë Rama dhe përfaqësuesit e qeverisë, po të shohësh deklaratën që e polli komisionin, rezolutën e votuar nga Parlamenti, s’ka asgjë të tillë.

A mund të bëjmë hipoteza që Rama ka plan djallëzor të pengojë SPAK-un, jam dakord që Rama bën çdo gjë, por deri më tani me çfarë shkruhet në rezolutë, ne s’kemi asgjë konkrete për të bërë një kritikë. Dua shumë t’u bie borive të rrezikut, por deri më tani, jam i paaftë për të parë një rrezik. Nuk shoh që komisioni në të ardhmen e afërt të përbëjë ndonjë rrezik. E shoh më tepër si lëvizje propagandistike të mazhorancës. Deri në këtë moment e shoh si lëvizje propagandistike. Në momentin që flasim s’kam asnjë të dhënë për të spekuluar që kanë qëllim të mbrapshtë.

Pjesëmarrja e opozitës është absurde. Nëse e kemi futur shoqërinë shqiptare në një debat absurd, që ne kemi një korrupsion të madh, dhe Edi Ramës i foli një engjëll në qiell dhe duhet ta luftojmë! Për ta luftuar korrupsionin Rama e ka shumë të lehtë, t’u jap një urdhër të tijve. Nuk zgjidhet hajdutësia e kësaj mazhorance, duke bërë komisione, apo duke ndërmarrë nisma ligjore. Opozita s’ka pse bëhet pjesë e kësaj farse, sepse s’i ndihmon shqiptarët që të uli vjedhjen e qeverisë.

S’mund të marrë pjesë opozita në një komision, ku Rama, mbështetësit e tij, Spiropali, i thoshin opozitës hajde në komision, dhe të gjithë fjalimet i kishin kundër opozitës. Në një vend ku je i paftuar s’ke pse shkon, aq më tepër që s’ka bashkëkryetar, të drejtë vetoje. Sa të shërbejë si fasadë, s’ka pse të bëhet pjesë”, tha analisti. 

Të fundit