Flash News

E-TJERA

Komisioni Evropian përgatit sanksione të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Komisioni Evropian përgatit sanksione të reja kundër Rusisë

Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë që do të godasë oligarkë dhe politikanë të tjerë rusë, si dhe tre banka bjelloruse, raportojnë mediat e huaja.

Burimet thonë se sanksionet, që do të diskutohen nga ambasadorët e BE-së sot në një takim, do të ndalojnë tre banka bjelloruse nga sistemi bankar Swift dhe do të shtojnë më shumë oligarkë dhe politikanë rusë në listën e zezë të BE-së.

Gjithashtu thuhet se do të ndalojë eksportet nga BE-ja të teknologjisë detare në Rusi dhe do të përfshijë udhëzime për monitorimin e kriptomonedhave për të parandaluar përdorimin e tyre për të shmangur sanksionet.

Të fundit