Flash News

E-TJERA

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve mbyll punimet, më 7 mars dorëzohet raporti përfundimtar

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve mbyll punimet, më 7 mars

Komisioni Hetimori Inceneratorëve ka përfunduar punimet mbi aferën 430 milionë euro. Pas seancave të dëshmive, kryetarja e komisionit Jorida Tabaku u shpreh se gjatë punimeve janë vërtetuar se procedurat kanë qenë korruptive.

Tabaku tha se afera nuk përfundon me arrestimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Lefter Koka, duke theksuar se të gjithë ministrat që janë përfshirë në procedurat koncesionare dhe më tej. do të vendosen para përgjegjësisë.

“Nuk është pak ti thuash atij që ka shkelur ligjin e ka bërë korrupsionin që je personi përgjegjës. U provua se kontratat ishin korruptive. Opozita zbuloi një nga aferat më të mëdha që nuk ka filluar dhe nuk mbaron me Lefter Kokën. Çdo ministër që ka dhënë para është përgjegjës”, tha Tabaku.

Nënkryetarja e komisionit Ermonela Felaj u shpreh se në konsensus është caktuar data 7 mars afati i fundit për të dorëzuar raportin përfundimar të punimeve të komisionit, i cili do t’i dorëzohet Kuvendit për të dhënë verdiktin e fundit.

“Trajtimi i mbetjeve nuk është një recetë gatimi që të përtypet kaq lehtë. Me rëndësi është që ne ti përbahemi një strategjie me planifikim të qartë. Kjo është një sfidë për të gjithë, dhe jo një sfidë për aktoret e vijës së parë. Është një luftë e të gjithëve ne që na takon që për jetën dhe shëndetin e brezave që do të vijnë të kenë një mjedis të pastër. Kjo betejë i ka hedhur tashmë themelet. Sot situata është qartësisht e dukshme që malet shkrumbuese të plehrave janë realitet që nuk i takojnë më Shqipërisë. Vulat e turpit që na lanë qeverisjet e mëparshme nuk i takojnë më Shqipërisë. Do të sigurohemi që në të ardhmen në Komisionet hetimore parlamenti të luajë rolin që i takon. Raporti përfundimtar është ai që miratohet me shumicë votash dhe do t’i vihet në dispozicion qoftë Kuvendit qoftë publikut. Biem dakord që data 7 mars të jetë kur të paraqesim raportin”, tha Felaj.

Të fundit