Flash News

E-TJERA

Komisioni Hetimor për Inceneratorët nis me debate/ Felaj: Kujdes kur flisni! Tabaku: Nuk më intimidon dot

Komisioni Hetimor për Inceneratorët nis me debate/ Felaj: Kujdes kur

Mbledhja e parë për sesionin e parë parlamentar të këtij viti për Komisionin Hetimor të Inceneratorit, nis me debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Ishte nënkryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, e cila i vuri në dukje opozitës mangësitë që ka pasur komisioni prej nisjes së punimeve.

“Rezerva e parë që kam është se çdo konstatim, nuk bëhet jashtë kohës kur komisioni është mbledhur. Nëse do të ishin harruar pa u dërguar, që kjo nuk është pjesë e jona, nuk duhet të figuronin me të njëjtat numra protokolli. Ndaj, do të doja se ky komision ka pasur mangësitë e veta se si është drejtuar. Ne jemi në kohë për ta krye këtë hetim dhe për t’i shkuar deri në fund kërkesës që është ngritur në komision”, tha Felaj.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku replikoi fjalën e Felajt duke ironizuar se para arrestimit të një ministri, marrja me protokollet është më e rëndësishme.

"E kuptoj se para arrestimit të një ministri, marrja me protokollet është më e rëndësishme. Unë nuk marr dot gabime të stafit përsipër, që nuk varen nga unë. Ky komision e ka pasur një rezultat të madh. Ta mbaroj unë njëherë dhe do ju jap fjalën", i është përgjigjur Tabaku.

Felaj iu drejtua deputetit Beind Këlliçi duke thënë se pozita e tyre u pa më 8 janar, çka nënkuptoi një thumbin mbi situatën ku sot është PD-ja.

"Do të duhet shumë kohë se ju pa një Shqipëri e tërë në 8 çfarë ishit duke bërë kur të flasësh bëj kujdes, mësohu ta njohësh e ta respektosh ligjin e mos e mbash veten mbi ligjin", i tha Felaj deputetit Këlliçi.

Nga ana tjetër, Tabaku i ka kërkuar të mos mundohet ta intimidojë me situatën e PD-së.

"Nuk ju lejoj këtu të ofendoni asnjë koleg. Nuk ju lejoj të ofendoni asnjë koleg mos kujto se më intimidon mua duke më përmendur situatën e brendshme të PD për të na spostuar këtu hetimin", tha kryetarja e Komisionit Tabaku.

"Nuk intimidoni dot askënd, intimidohuni nga ligji po, se ligji është aty. Ju kur flisni bëni kujdes!", tha Felaj.

Të fundit