Flash News

E-TJERA

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, caktohet kryetari, mes anëtarëve edhe deputetë nga opozita

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, caktohet kryetari, mes

Zbardhen detaje të reja nga Komisioni Hetimor, që pritet të ngrihet për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sipas ‘news 24, kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist, Alket Hyseni.

Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë me dije se nga deputetët e opozitës do të jenë pjesëtarë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani. Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 49 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Ndërkohë, anëtarja e komisionit të ligjeve, deputetja socialiste Klotilda Bushka e ftuar në Radarin Informativ në ABC u shpreh se kësaj çështjeje do i shkohet deri në fund dhe se beson që komisioni brenda një muaji do të dalë me raport për Kuvendin. “Ky komision është i tillë që nuk mendoj se kërkon një kohë më të madhe se një muaj. Do të jetë një komision serioz që do ta çojë punën deri në fund jo si disa komisione të tjera” tha ajo.

 

Të fundit