Flash News

E-TJERA

Komisioni i Ekonomisë dërgon në Kuvend dy kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH

Komisioni i Ekonomisë dërgon në Kuvend dy kandidaturat për

Komisioni i Ekonomisë ka propozuar sot dy emra si kandidatura për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj, janë dy emrat që i janë dërguar Kuvendit për votim.

Pranë Kuvendit janë paraqitur gjithsej  16 aplikime për dy vendet vakante: Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Marta Muço, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Rezarta Bitri, Emis Çerava, Manuela Tandini, Artur Mamadhaj, Blendi Sena dhe Onorina Jata.

Në bazë të ligjit, kandidatët të cilët marrin mbështetjen dhe votat e 28 deputetëve, i dërgohen Kuvendit për votim.

Angjeli dhe Ahmetaj, siç duket, kanë marrë më shumë se kandidatët e tjerë pëlqimin e deputetëve.

Të fundit