Flash News

E-TJERA

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve rinis punimet/ Nga Rama te Lefter Koka, kush do të dëshmojë

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve rinis punimet/ Nga Rama te Lefter Koka,

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve rinisi punimet sot. Afati i tij u shty deri më 25 shkurt, me kërkesë të opozitës.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ka zbardhur datat se kur do të fillojnë seancat me dëshmitarët e thirrur si të përfshirë apo që mund të analizojnë aferën e inceneratorëve.

“14-18 shkurt do të thirren ekspertët, pastaj deri në 25 shkurt  kryeministri dhe ministrat  dhe ish-ministra”, deklaroi Tabaku.

Në listën e dëshmitarëve është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili aktualisht ndodhet në burg, pas arrestimit pikërisht për aferën e inceneratorëve. Për rastin e Kokës, Tabaku u shpreh se “ne do e dërgojmë shkresën, kemi 3 persona që janë në kërkim, që nuk dimë se ku do i dërgojmë shkresat, do ua çojmë administratorëve”.

Dëshmitarët që do të thërriten janë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Vëliaj, Engjëll Agaçi. Javën pasardhëse do të thërriten Emiriana Sako, Mirel Mërtiri, Ariola Kodra, Faraudin Arapi, Lorana Dusha, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Qazim Sejdini, Bukurosh Stafa, Aleksandra Bogdani, Artan Rama, Agron Lamko, Luigj Aleksi, Reida Kashta, Rovena Beqiraj, Armando Subashi.

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve rinis punimet/ Nga Rama te Lefter Koka,

Komisioni ka thirrur dëshmitarë edhe dy bashkëpunëtorët e Kokës të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Po ashtu, pjesë e listës është edhe kryeministri Edi Rama, ministrat dhe ish-ministrat e kabinetit të tij qeveritar dhe jo vetëm.

Kujtojmë se maxhoranca e kundërshtoi fillimisht shtyrjen e afateve për Komisionin e Inceneratorëve, me argumentin se afti i punimeve kishte përfunduar më 28 janar.

Opozita hodhi akuza mbi socialistët me argumentin se ata kishin bojkotuar mbledhjet dhe se punimet u ndërprenë për shkak të pushimeve të festave të fundvitit.

Të fundit