Flash News

E-TJERA

Komisioni i Ligjeve e njoftoi për shkarkimin, Meta: Nuk ka asnjë sqarim, synohet të largohet vëmendja nga zgjedhjet

Komisioni i Ligjeve e njoftoi për shkarkimin, Meta: Nuk ka asnjë
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Komisioni i Ligjeve e njoftoi për iniciativën e 50 deputetëve për shkarkimin e tij. Në një reagim të gjatë, Meta thekson se në njoftimin që i është dërguar, nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës.

Referuar kësaj, Kreu i Shtetit në përgjigjen që i ka kthyer Komisionit të Ligjeve, thekson se prej më shumë se dy vitesh Kuvendi po përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit.

Ky i fundit e cilëson nismën e Kuvendit, keqpërdorim të veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël të pushtetit.

"Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj", thuhet në reagimin e Metës.

Në reagimin e tij, Meta thotë se nëse Kuvendi ka ndonjë "grimcë" legjitimiteti duhet të zbardhë krimet zgjedhore. Ai rendit disa shkelje, që sipas Metës duhet të hetohen, duke nisur nga plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, vrasja në Elbasan disa ditë para zgjedhjeve, përplasjen fizike që ndodhi më 14 mars në Elbasan, keqpërdorimin e materialeve propagandistike dhe dërgimin e mesazheve fyese dhe kërcënuese në emër të Presidentit.

Të fundit