Flash News

E-TJERA

Komisioni i Ligjeve miraton 'faljen e gjobave', nismën e PS

Komisioni i Ligjeve miraton 'faljen e gjobave', nismën e PS

Komisioni i Ekonomisë miratoi mes debateve ligjin për faljen e gjobave për ndërtimet shtesë pa leje në shtëpi private.

Pas shqyrtimit, komisioni kaloi për votim në Kuvend, ditën e enjte në seancën e radhës plenare, projektligjin e PS për faljen e gjobave e ndërtimeve pa leje në fshat dhe ato të pandemisë.

Përpos zonave rurale, mazhoranca kërkoi të falen dhe gjobat e qytetit ndërsa opozita akuzoi si manovër për të fituar vota socialistët.

Demokratët e cilësuan projektligjin si strategji për qëllime elektorale pasi nisma është diskriminuese për disa kategori.

“Kjo është një masë elektorale po vijmë në zgjedhje dhe po nxitohet për të hedhur një karamele elektorale”, tha Edmond Spaho.

“Projekligji për falje nuk duhet të jetë diskriminues per kategorite ne nevoje mund te shtojme edhe disa nga ketegorite”, tha Jorida Tabaku.

Vetëm në vitin 2022 llogariten 1492 masa administrative gjobë për disa tipologji ndërtimesh në zonat rurale ndërsa në banesat individuale në qytet nuk ka një shifër.

Të fundit