Flash News

E-TJERA

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për sigurinë kibernetike, pritet votimi në Kuvend

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për sigurinë kibernetike,

Komisioni i Ligjeve i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së qeverisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje për mbrojtjen e të dhënave personale, kontratë kjo që pritë t’i hapë rrugë nisjes së bisedimeve me kompaninë “Jones Group”.

Projektligji i miratuar në seancën e ‘Ligjeve’, pritet të kalojë në Kuvend për votim. Nëse Kuvendi voton projektligjin, qeverisë i lind e drejta të  nisë bisedimet dhe të negociojë për ofertat.

Diskutimi deri në miratim i projektligjit, ka ngjallur debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar antikushtetues projektligjin në fjalë.

“Është e patolerueshme sidomos në këtë këtë periudhë që të përdoret autoriteti i parlamentit në procedura te errëta të paqarta, në tejkalim te rregullave ligjore qe kjo republike i ka. Projektligji që është sjellë nga qeveria është antikushtetues, është projektligj special, bie ndesh me Kushtetutën”, tha Alibeaj.

Ndërsa kryetarja e komisionit Klotilda Bushka, tha se për këtë procedurë do të ndiqet e njëjta kontratë si ajo në rastin e Skavicës.

“Bëhet fjalë për të nisur një procedurë të veçantë që ne të kemi një marrëdhënie direkte të së drejtës amerikane që është kompani private. Nuk do i nënshtrohemi rregullave  të përgjithshme të prokurimit publik, por do kemi një kontratë të veçantë, si rastin e Skavicës”, tha Bushka.

Propozimi për lidhjen e një kontrate me kompaninë “Jones Group” erdhi pas skandalit me publikimin e pagave të qytetarëve. Bashkë me pagat, pjesë e skandalit u bënë edhe targat e automjeteve.

Të fundit