Flash News

E-TJERA

Komisioni i Ligjeve shpall vakancat për dy vende për Komisioner në KP dhe KPK

Komisioni i Ligjeve shpall vakancat për dy vende për Komisioner

Komisioni i Ligjeve ka shpallur sot me sot me shumicë votash dy vende vakante për Komisioner në Komisionerin Publik dhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Referuar asaj që tha kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, janë krijuar vakanca për pozicionin e zëvendësuesit të dytë për Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe një vend tjetër si zëvendësues i parë në Komisionerin Publik.

Nga pozicioni i zëvendësuesit të dytë është larguar Pal Shkëmbi dhe sot Komisioni i Ligjeve ka miratuar vakancën për vendin e lënë bosh prej tij.

Nga pozicioni i zëvendësuesit të parë për Komisioner Publik është larguar Darjel Sina. Ky i fundit ka kaluar nga pozicioni i zëvendësuesit të parë në Komisioner Publik, dhe tashmë vendi i tij ka mbetur bosh, si Komisioner Publik. 

Të fundit