Flash News

E-TJERA

Komisioni i Ligjeve shqyrton sot dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve shqyrton sot dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor
Foto Ilustruese

Kuvendi do të shqyrtojë sot në Komisionin e Ligjeve, dekretin e Presidentit Meta për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në orën 12:00, e më pas pritet që ky dekret të votohet për ta dërguar për seancën e së enjtes që merr vendimin përfundimtar.

Pikërisht, Meta iu drejtua me një kërkesë për opinion Komisionit të Venecias për ndyshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara pa konsensus më 5 tetor në Kuvend, teksa më 22 tetor Meta e ktheu me dekret.

Ndërkohë, kujtojmë se komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi si dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega bashkëm e Andrei Kovaçev të PPE i kanë bërë thirrje Ramës e Kuvendit që të presë opinionin e ‘Venecias’.

Por Rama me një mesazh të prerë ka deklaruar se Kuvendi nuk do të humbë kohë dhe të enjten do të votojë dekretin e presidentit.

Të fundit