
Flash News
Policia Kufitare e Durrësit gjen dy turistë me skaf, njëri humb jetën, tjetri në gjendje të rëndë
Makina përplas motorin, vdes 67-vjeçari në Bilisht
Detaje nga vrasja në Tale, dyshohet se Pjetër Kaza u qëllua në gjoks dhe kokë
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, PD: Kompania e dënuar për korrupsion, vazhdon e fiton ende tendera
E rëndë në Tale të Lezhës! Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari
Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri
Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Shtëpia e Bardhë e riemëroi zotin Kostelancik këtë vit si ambasador në Shqipëri, duke rifilluar kështu procesin për shqyrtimin e kandidaturës, pasi në përfundim të kalendarit legjislativ të vitit të kaluar, së bashku me dhjetëra emërime të tjera, ajo nuk u fut në rendin e ditës të Senatit për votim. Emërimet ishin bllokuar nga disa senatorë republikanë, një praktikë e zakonshme kjo e betejave politike në Uashington.
Për emërimet që i ridërgohen Senatit, zakonisht nuk zhvillohen seanca të dyta dëgjimore. Ende nuk dihet nëse Senati do ta marrë në shqyrtim në kalendarin e tanishëm legjislativ votimin e kandidaturës së tij dhe se kur mund të ndodhë. Vitin e kaluar, më 30 mars, gjatë seancës dëgjimore për miratimin e kandidaturës së tij në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, zoti Kostelancik pati parashtruar përparësitë e tij si ambasador i ardhshëm në Shqipëri.
“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik, duke theksuar se përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Zoti Kostelancik është diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer në Shqipëri edhe më herët, në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në Tiranë. Përpara emërimit për ambasador në Shqipëri, ai shërbente si këshilltar për politikën e jashtme i shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Mark Milley.
Gjatë karrierës së tij diplomatike 30-vjeçare, zoti Kostelancik ka shërbyer ndër të tjera edhe si drejtor i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet amerikane në OSBE dhe NATO, si dhe në Ankara të Turqisë. Me origjinë nga shteti Illinoi, zoti Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti dhe flet gjuhët rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht. /Voa/
Të fundit


Vetëvrasja e emigrantit maroken, aktivitstët protestojnë para kampit të Gjadrit
1 Qershor 2025, 13:48
Festimet e fitores së PSG kthehen në tragjedi, dy të vdekur, mbi 500 të arrestuar
1 Qershor 2025, 13:26

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit
1 Qershor 2025, 12:41
Punëtori i huaj vdiq në punë, arrestohet inxhinieri i firmës së ndërtimit në Tiranë
1 Qershor 2025, 12:20
Makina përplas motorin, vdes 67-vjeçari në Bilisht
1 Qershor 2025, 11:56
Detaje nga vrasja në Tale, dyshohet se Pjetër Kaza u qëllua në gjoks dhe kokë
1 Qershor 2025, 11:39
Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
1 Qershor 2025, 11:22

Arrestohet 22-vjeçari në Durrës, iu gjetën doza kokai*e të fshehur në makinë
1 Qershor 2025, 10:40
Merz do të takohet me Trump në Uashington më 5 qershor
1 Qershor 2025, 10:18
Sot 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve
1 Qershor 2025, 10:01
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
1 Qershor 2025, 09:47
Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”
1 Qershor 2025, 09:24
PSG mposht Interin, rrëmben trofeun e Champions League
1 Qershor 2025, 09:08

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Qershor 2025, 08:40
E rëndë në Tale të Lezhës! Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari
1 Qershor 2025, 08:25
Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit
1 Qershor 2025, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Qershor 2025, 08:01
Rritet anemia në popullatë
31 Maj 2025, 22:18
Zgjedhjet, Noka: Në Shqipëri më 11 maj u zhvillua një farsë
31 Maj 2025, 21:44


Jola Hysaj pas rezultatit në Durrës: Vota mund të jetë tjetërsuar
31 Maj 2025, 20:37


Dënohen me burg dy aktorët e njohur turq, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu
31 Maj 2025, 19:35

Ndërtime pa siguri? Humb jetën punëtori boshnjak në Tiranë
31 Maj 2025, 18:59


Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
31 Maj 2025, 17:35
Studimi: Gjysma e botës përjetoi një muaj më shumë verë në vitin 2024
31 Maj 2025, 17:10









Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta
31 Maj 2025, 13:54


Helmimi i fëmijëve në Gramsh, prova e asgjësimit të kontrollit shtetëror!
31 Maj 2025, 12:59




I gjithë populli (patronazhist) polic
31 Maj 2025, 11:59
Dështon edhe seanca e 24-t, nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës
31 Maj 2025, 11:39



Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës
31 Maj 2025, 10:20

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë
31 Maj 2025, 09:41
Këmbimi valutor 31 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
31 Maj 2025, 09:22
Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
31 Maj 2025, 08:58
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
31 Maj 2025, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
31 Maj 2025, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
31 Maj 2025, 08:01
Musk shfaqet me sy të mavijosur në konferencën e lamtumirës në Zyrën Ovale
30 Maj 2025, 22:56


Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia
30 Maj 2025, 22:05
Rrëzohet miti i ‘tetë orë gjumë’, ja çfarë duhet të keni parasysh
30 Maj 2025, 22:01

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
30 Maj 2025, 21:42



Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
30 Maj 2025, 20:59
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
30 Maj 2025, 20:50
Alarm për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë!
30 Maj 2025, 20:25





Kurti takohet me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan
30 Maj 2025, 18:59
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës, çfarë dyshohet
30 Maj 2025, 18:44







11 maji/ “Treni bullgar” në Peqin, Celibashi i përgjigjet PD-së
30 Maj 2025, 16:39
Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar
30 Maj 2025, 16:30
Zgjedhjet e 11 majit, Mediu: Sistemi zgjedhor ishte i papranueshëm
30 Maj 2025, 16:15
Aksident në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
30 Maj 2025, 16:01
Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta
30 Maj 2025, 15:49

