Flash News

E-TJERA

Komisioni për Metën, Bushati: I përbërë nga limonë të shtrydhur, të gatshëm të përdhunohen deri në fund nga partia

Komisioni për Metën, Bushati: I përbërë nga limonë

Analisti Andi Bushati ka komentuar në rrjetet sociale ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pasi mazhoranca e akuzon për shkelje të rëndë të Kushtetutës, mbështetje të opozitës dhe se ka shpërndarë mesazhe që nxisin dhunë.

Andi Bushati shprehet se ky komision përbëhet nga deputetë që janë të gatshëm të përdhunohen deri në fund nga partia, duke iu referuar faktit se shumë prej deputetëve të këtij komisioni nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, pasi nuk arritën të fitonin mandatin më 25 prill.

"Çfarë neverie ky komisioni anti Meta, i përbërë nga limonë të shtrydhur që duan të dëshmojnë se janë të gatshëm deri në fund të përdhunohen nga partia" shkruan Bushati në rrjetet sociale.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Kuvendit.

Përbërja e Komisionit:

Kryetar

Alket Hyseni

Nënkryetar

Myslym Murrizi

Sekretar

Klotilda Bushka

Anëtar

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind Çarçani

Zëvëndësues

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

Të fundit