Flash News

E-TJERA

Komisioni për Metën, Maliqi: Qesharak, baba Taku do para për të kaluar pensionin me babylino

Komisioni për Metën, Maliqi: Qesharak, baba Taku do para për

Deputeti Lefter Maliqi shprehet se nisma e qeverisë për shkarkimin e presidentit Ilir Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Maliqi shprehet se dora kriminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e policisë dhe prokurorisë që i kanë dhënë krah krimit për të kërcënuar dhe për të ndarë para mes tyre. Sipas Maliqit, komisioni për shkarkimin e Metës është qesharak dhe do të përfundojë si një flluskë sapuni nga deputetët që as do jenë në kuvendin e ri.

"Nisma për shkarkimi ne Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë. Kjo është një shashkë e radhës sepse nuk ka një shkelje sepse presidenti largohet vetëm kur bën ndonjë krim të madh kriminal. Dora kriminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e policisë dhe prokurorisë që i kanë dhënë krah krimit për të kërcënuar dhe për të ndarë para mes tyre. SPAK-u dhe prokuroritë nuk kanë vepruar aspak lidhur me krimin elektoral. Vepra e blerja e votës ka ndodhur para votimeve.

Edhe sot u mblodhën me shpejtësi për komisionin e presidentin. Pamë edhe Baba Takun e Skraparit, ai i dosjes dhe i çantave, në ato dosjet që thoshte se mbante DVD, por mund të kishte edhe para për të kaluar pensionin me babylino. Aq qesharak është bërë ky komision sa dëgjon gjëra të tilla. Ky është një skandal që do të përfundojë si një flluskë sapuni. Të gjithë janë hedhur në rrugë dhe askush nuk do të jetë më deputet në Kuvendin e ri." tha Maliqi në Ora News

Të fundit