Flash News

E-TJERA

Komiteti i Bernës i kërkon qeverisë rivlerësim të Aeroportit të Vlorës: Dëmton Vjosën

Komiteti i Bernës i kërkon qeverisë rivlerësim të
Foto Ilustruese

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës i ka bërë thirrje qeverisë të shpallë Park Kombëtar, lumin e Vjosës dhe rrethinat afër tij, si dhe të rivlerësojë ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Komiteti u mblodh në Strasburg për të diskutuar çështjen e mbrojtjes së Vjosës, të cilës i është dhënë aktualisht statusi i zonës së mbrojtur, gjë që nuk mjafton për ta mbrojtur nga hidrocentralet, ndërtimi i Aeroportit të Vlorës dhe kërkimi i naftës, raporton EURACTIV.

Qeveria shqiptare nuk ka arritur t'i japë lumit të fundit të egër të Evropës nivelin më të lartë të mbrojtjes që vjen me Parkun Kombëtar. Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro tha javën e kaluar se kishte rënë dakord me OJQ-të mjedisore se statusi i zonës së mbrojtur do të mjaftonte për momentin, por OJQ-të mjedisore e hodhën poshtë pretendimin e saj.

Komiteti ka ngritur pikëpyetje se pse qeveria shqiptare nuk mori parasysh propozimin e EcoAlbania dhe IUCN për ta përcaktuar atë Park Kombëtar. Propozimi që u bë nga grupet përkatëse në muajin shkurt, ende nuk e ka marrë një përgjigje nga qeveria.

Konventa e Bernës do të shqyrtojë tani aeroportin e propozuar të Vlorës dhe një ekip ekspertësh të pavarur do të kryejë një vlerësim në terren në vitin 2022.

Gjithashtu, komiteti shprehu shqetësime për reduktimin e rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura. Ata u bënë thirrje autoriteteve shqiptare të bashkëpunojnë me aktorët vendas dhe komunitetin ndërkombëtar dhe të respektojnë Traktatin e iUCN dhe Komunitetit të Energjisë kur marrin vendime që mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë afatgjatë të ruajtjes së natyrës në Shqipëri.

Të fundit