Flash News

E-TJERA

Komiteti i Ekspertëve: Maturantët rikthehen në shkollë, mbeten në fuqi kufizimet e tjera

Komiteti i Ekspertëve: Maturantët rikthehen në shkollë,

Maturantët do të rikthehen në shkolla. Ky është vendimi që ka marrë sot Komiteti Teknik i Ekspertëve. Zv.ministrja Mira Rakacolli tha ky vendim është marrë duke pasur për bazë shifrat e infeksionit në grupmoshën 15-20 vjeç dhe vaksinimin e mësuesve. Sipas saj, kjo është një masë që do të kushtëzohet nga një monitorim i kujdesshëm.

Ndërsa masat e tjera kufizuese do të mbetetn në fuqi, duke përfshirë orën policore apo ndalimin e grumbullimeve për më shumëse 10 vetë. Komitetit Teknik i Ekspertëve vlerëson se situata mbetet e qëndrueshme për uljen e lehtë të incidencës, ulje të shtrimeve në spitale dhe të viktimave, por shifrat nuk janë aty ku duhet të jenë.

“Prandaj mendoj që masat e propozuara për t’u rishikuar të rishikohen në një afat tjetër. Duke u bazuar në shifrat e SARS-COV 2 në moshat 15-20 vjeç, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Është një masë vijimësia e të cilës do të kushtëzohet nga shifrat që do të monitorohen. Maturat duhet të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për mbrojtjen.

Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore nga ora 20:00-06:00. Baret e restorantet do të punojnë deri në orën 20:00 dhe njëkohësisht mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor”, tha Rakacolli.

Ndërsa drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico vlerësoi nisjen e procesit të vaksinimit masiv të popullsisë ku bëri me dije se deri tani janë kryer 119 321 vaksinime së bashku doza të para dhe doza të dyta. Gjithashtu ajo tha se numri i vdekjeve për shkak të Covid në vend ka pësuar rënie.

“Incidenca dyjavore ka pësuar rënie. Totali i rasteve pozitive ka pësuar rënie. Numri i bashkive të prekura nga Covid është rritur dhe sidomos në bashkitë e vogla. Numri i të shtruarve në spitalet Covid ka pësuar rënie, numri i intubuarve është ulur. Numri i vdekjeve ka pësuar rënie. Situata ka disa ndryshime, që mbetet situatë epidemiologjike me numra të kontrolluara, por delikate. Lajmi i mirë është që ka nisur vaksinimi masiv i popullatës, nga grup-moshat më të mëdha. Presim që vaksinimi masiv të ulë rastet e infeksioneve dhe vdekjeve. ne iu bëjmë thirrje qytetarëve, që të respektojnë masat ndaj koronavirusit. Numri unik 127 mbetet aty për qytetarët, që iu kërcënohet jeta”, deklaroi Albana Fico.

Të fundit