Flash News

E-TJERA

Komiteti i Ekspertëve vendos: Hiqet kufizimi i grumbullimit, masat që mbeten në fuqi

Komiteti i Ekspertëve vendos: Hiqet kufizimi i grumbullimit, masat që

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh sot për të vlerësuar situatën e Covid-19 në vend dhe për të bërë një rishikim të masave në fuqi.

Duka marrë parasysh numrin e ulët të infektimeve dhe jetëve të humbura në raportet ditore, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se komiteti vendosi të heqë masën e kufizimit të grumbullimit. Masat e tjera si: certifikata e vaksinimit dhe testi PCR për udhëtarët, mbajtja e maskës në qendrat tregtare dhe fushata e vaksinimit, mbeten po të njëjta.

“Duke u bazuar në analizën e monitorimit, Komiteti vendosi të heqë kufizimin e grumbullimit të personave. Mbeten në fuqi: Të gjithë qytetarët që hynë në RSH, duhet të dorëzojnë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit të infeksionit, përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Të gjithë të infektuarit duhet të izolohen. Në strukturët e aeroporteve duhen mbajtur maskat. Të mos lejohet hyrja e familjarëve. Vijon urdhëri për qendrat tregtare. Punonjësit e administratës duhet të kenë pasaportën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur, mbi moshën 12”, tha Rakacolli.

Të fundit