Flash News

E-TJERA

Komiteti i Ekspertëve vendos për dozën e tretë dhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç, kur nis procesi

Komiteti i Ekspertëve vendos për dozën e tretë dhe

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotme, ku vendosi që masat anti-covid të mos ndryshojnë, ndërsa tërhoqi vëmendjen për zbatim rigoroz të tyre.

“Duke u bazuar në analizat e situatës komiteti i ekspertëve me gjithë këtë përkeqësim të lehtë të shifrave niveli i masave shtrenguese do të mbetet i njëjtë.

Ky nivel masash i përgjigjet tërësisht këtyre indikatorëve, ajo që tërheq vëmendjen është zbatimi me rigorozitet i tyre. Nëse zbatohen me rigorozitet s’ka vend për shtrëngime të mëtejshme”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Komiteti ka marrë vendim për aplikimin e doëzës së tretë për grupmoshat mbi 60-vjeç, jo më herët se sa 6 muaj pasi kanë bërë vaksinën  e dytë. Procesi për dozën përforcuese do të nisë nga 1 nëntori.

Fasha e vaksinimit do të ulet në 16-vjeç, por të rinjtë do të marrin dozat anti-covid me miratimin e prindërve dhe rekomandimin e mjekut. Rakacolli bëri me dije se do të vaksinohen dhe fëmijët mbi 12-vjeç që kanë probleme shëndetësore. Edhe ky proces do të nisë nga 1 nëntori.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico bëri me dije se ka shtim të rasteve aktive në të gjithë vendin. Gjithashtu deklaroi se mesatarja dy javore e rasteve të rënda në spitale është 20. Sipas Ficos, deri më tani janë dhënë mbi 1.8 milionë vaksina, ndërsa ploësisht janë imunizuar rreth 860 mijë qytetarë.

"Ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhë. Numri i bashkive të prekura është rritur. Raporti meshkuj femra mbetet sërish 48% dhe 52%. Mesatarja 2 javore e rasteve të rënda të shtruara në spitale, është 20. Raporti i numri të fataliteteve është 1.6%.

Vijon procesi i vaksinimit, me rritjen e numrit të vaksinave të aplikuara. Totali i vaksinimeve në vend është mbi 1 milionë e 860 mijë. Me dy doza janë vaksinuar 868 mijë", tha Fico.

Drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se ka rritje të përdorimit të vaksinës Pfizer që po i afrohet shifrës së Coronavac. Sipas saj, bashkia e Gjirokastrës ka mbulimin më të mirë me vaksina.

 

Të fundit