Flash News

E-TJERA

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit: Marrëveshja Romë-Tiranë për refugjatët është çnjerëzore

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit: Marrëveshja

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit e cilwson marrëveshjen e migracionit mes Italisë dhe Shqipërisë si çnjerëzore dhe se “i jep një goditje të mëtejshme parimit të solidaritetit të BE-së”.

Imogen Sudbery, drejtoresha e IRC për Evropën, tha se “çdokush ka të drejtën themelore për të aplikuar për azil – pavarësisht se nga janë, apo si mbërrijnë”.

Ajo shtoi: Ky vendim i fundit i Italisë është pjesë e një tendence shqetësuese që minon këtë të drejtë - duke u fokusuar në parandalimin e njerëzve që të arrijnë në Evropë, në vend që t'i mirëpresin ata me dinjitet dhe respekt.

Kjo nuk është hera e parë që një shtet anëtar e shqyrton këtë mundësi, por ka arsye themelore pse këto propozime të së kaluarës nuk kanë shkuar përpara: procesi i largimit nga jashtë është i rrethuar me të meta të shumta në baza morale, ligjore dhe praktike.

Ajo theksoi gjithashtu se “është jetike që shtetet e BE-së të mbështesin dhe forcojnë të drejtën për të kërkuar azil në territorin e tyre”, duke shtuar se ‘Çdo partneritet migrimi i arritur me vendet jo anëtare të BE-së duhet të kushtëzohet nga mbrojtja e të drejtave themelore të njerëzve në lëvizje’.

Të fundit