Flash News

E-TJERA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënon sulmit ndaj Berishës: Prokuroria të nisë hetimet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënon sulmit ndaj Berishës: Prokuroria

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas incidentit në protestën e djeshme të thirrur nga PD, ku një agresor goditi kryedemokratin Sali Berisha.

Në një njoftim, KShH kërkon që Prokuroria e Tiranës të nisë menjëherë hetimet e shpejta lidhur me ngjarjen, duke marrë në konsideratë edhe deklaratat e Berishës pas protestës.

Njoftimi:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon aktin e dhunës, që në tubimin e datës 6 Dhjetor 2022, u përdor ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Sali Berisha, ish President i Republikës së Shqipërisë dhe ish Kryeministër i vendit. Personi që kreu këtë vepër kriminale u identifikua, ndërsa Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë filloi menjëherë çështjen penale.

KShH i sugjeron organit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të zhvillojë hetime të shpejta, objektive dhe të gjithanshme, përfshirë edhe deklaratat lidhur me këtë ngjarje të z. Berisha, para gazetarëve menjëherë pas përfundimit të tubimit.

KShH e sheh të nevojshme të theksojë se tubimet paqësore dhe pa armë janë të garantuara nga neni 47 i Kushtetutës sonë dhe neni 11 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).

Të fundit