Flash News

E-TJERA

Komiteti Teknik i Ekspertëve ndryshon masat anti-Covid: Hapen auditoret dhe hiqet karantina për emigrantët

Komiteti Teknik i Ekspertëve ndryshon masat anti-Covid: Hapen auditoret dhe
Komiteti Teknik i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri një vlerësim të situatës me Covid-19 në vendin tonë, ku vlerësoi se gjendja është e qëndrueshme. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se studentët do të kthehen në auditore, por vetëm për konsultime dhe sezonin e provimeve. Gjithashtu bëri me dije se do të hiqet edhe karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Sa i përket masave të tjera, mbesin në fuqi ato aktualet.

"Nisur nga situata, Komiteti ka patur një mbledhje dhe ka rivlerësuar masat e marra duke hequr masën e karantinës 14 ditore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hapen universitetet, vetëm për konsultime dhe sezonin e provimeve. Mbetet në fuqi ora policore 22:00-06:00 dhe ajo për grumbullimet”, tha ministrja. 

Manastirliu bëri me dije se shifrat me Covid-19 janë ulur në dy javët e fundit.

"Kemi një rënie të ndjeshme të shifrave, si dhe një numër të ulët të shtrimeve në spitalet covid. Vijojmë të kemi një incidencë të ulët, me 26.6 raste për 100 mijë banorë.

Kemi një rënie të pozitivitetit total dhe numri i pacientëve të shtruar është ulur në 116 të shtruar, krahasuar me javën e mëparshme. Po vijojmë me fushatën e vaksinimit masiv. Janë rreth 100 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e vaksinimit. Ndërkohë që vijon me ritme të larta vaksinimi", tha ajo.

 

Të fundit