Flash News

E-TJERA

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Situata me Covid-19 është përmirësuar, 50 pacientë të shtruar në spitale

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Situata me Covid-19 është

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotmr, ku vlerësoi se situata me Covid-19 në vendin tonë është përmirësuar javët e fundit. Ata thanë se incidenca është ulur.

Shefja e Infektivit Najada Çomo bëri me dije se numri i të shtruarve në spital aktualisht është 50. Ajo tha se shumica e pacientëve janë të pavaksinuar.

“Sot që flasim numri i pacientëve në spital është 50. Pjesa e të shtruarëve janë të pavaksinuar. Nëse do ishin të vaksinuar numri i viktikmave do të ishte shumë më i ulët”, tha Çomo.

Zëvendësministrja Eugena Tomini bëri me dije se incidenca javorë është ulur krahësuar me pikun e pandemisë në muajin janar, kur u konfirmua variant Omicrom.

“Java e fundit ka shënuar javën me incidencën dhe mesataren javore më të ulët krahësuar me javën e pikut të Omicron në janar. Kemi indikatorët matës shumë më të ulët krahësuar me të njëjta periudha”, tha zëvendësministrja Eugena Tomini.

Të fundit