Flash News

E-TJERA

Kompania “Arlis” reagon pas zjarrit: S’kemi përgjegjësi, por do të rindërtojmë gjithçka

Kompania “Arlis” reagon pas zjarrit: S’kemi

Pas zjarrit që përfshiu një pallat në Tiranë, kompania Arlis Ndërtim ka dalë me një reagim publik, duke deklaruar se nuk mban përgjegjësi ligjore për ngjarjen, por angazhohet për rikthimin e plotë të objektit dhe apartamenteve të dëmtuara.

Në deklaratën për shtyp, kompania thekson se godina është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe standardet ligjore në fuqi, ndërsa punimet janë kontrolluar dhe certifikuar nga institucionet përkatëse.

Sipas saj, edhe punimet e fasadës janë realizuar nga kompani të specializuara dhe të licencuara, duke respektuar standardet teknike.

“Arlis Ndërtim” bën me dije se objekti ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore që prej vitit 2021, përfshirë kolaudimin dhe dorëzimin tek banorët.

Kompania “Arlis” reagon pas zjarrit: S’kemi

Të fundit