Flash News

E-TJERA

Kompania italiane e shkarkoi pasi rezultoi administrator i kompanisë investitore në Portin e Durrësit, reagon Oltjan Hoxholli

Kompania italiane e shkarkoi pasi rezultoi administrator i kompanisë

Investimi prej 2 miliardë dollarësh në portin e Durrësit, i reklamuar me bujë nga qeveria si një investim i grupit nga Emiratet e Bashkuara Arabe “Emaar”, rezulton të jetë një gënjeshtër e madhe, pasi kompania që do ta ndërtojë atë e ka origjinën në ishujt Kajman, dhe pronari nuk i dihet.

Mësohet se kompania në fjalë, e cila u raportua nga Mcn, është “Symphony Real Estate Development” me një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA.

Mësohet se kjo kompani që pretendon të kryejë një ivestim të një vlere marramendëse, është regjistruar në Qendrën Kombëtarë të Biznesit vetëm në datën 25 maj të këtij viti, në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar.

Kompania Moveo Albania njoftoi sot pushimin e Hoxhollit nga posti i administratorit, duke thënë se nuk kishte dijeni mbi aktivitetin e tij të dytë.

Ndërkohë, vetë Hoxholli ka reaguar duke sqaruar se ka qenë përfaqësues ligjor dhe Administrator i shoqërisë Moveo Albania duke përfaqësuar palën italiane ne Shqipëri, ndërsa shton se angazhimet e tij si përfaqësues ligjor në disa raste si administrator ne shoqëri të tjera vendase apo te huaja qe operojnë ne Shqipëri, nuk kane asnjë lidhje apo ndikim kundrejt njera tjetres, duke mbetur brenda kuadrit te punes profesionale si Avokat.

Reagimi i Hoxhollit, LPA Legal

Une Oltjan Hoxholli deklaroj se jam avokat dhe partner ne studion ligjore LPA Legal ne te cilen zhvilloj aktivitetin tim profesional si perfaqesues ligjor i shoqerive shqiptare dhe te huaja qe operojne ne Shqipëri.

LPA Legal asiston dhe i ofron sherbime juridike nje portofoli te gjere klientesh nderkombetar dhe vendas. Prej mbi 10 vitesh kam qene perfaqesues ligjor i mbi 100 kompanive te huaja, ku ne disa prej tyre dhe si administrator.

Ju informoj se kam qene perfaqesues ligjor dhe Administrator i shoqerise Moveo Albania duke perfaqesuar palën italiane ne Shqipëri.

Duke marr shkas  nga disa lajme te publikuara diten e djeshme ne media, sqaroj se angazhimet e mia si perfaqesues ligjor apo roli im ne disa raste si administrator ne shoqeri te tjera vendase apo te huaja qe operojne ne shqiperi, nuk kane asnje lidhje apo ndikim kundrejt njera tjetres, duke mbetur brenda kuadrit te punes sime profesionale si Avokat.

LPA Legal do vijoje ti sherbeje te gjithe klienteve me integritet, profesionalizem, seriozitet dhe perkushtim.

Reagimi më herët nga Moveo Albania:

1. Oltian Hoxholli eshte avokat partner në studion ligjore LPA. Prej disa vitesh ai ka qene perfaqesues ligjor, i zgjedhur dhe si administrator i kompanise italiane Moveo. Ligji shqiptar kerkon qe ne rastin e kompanive te huaja, nje prej administratoreve te jete shqiptar dhe kompania italiane Moveo ka zgjedhur si bashke-administrator te Moveo Albania perfaqesuesin ligjor, Z. Hoxholli para disa vitesh.

2. Kompania Moveo Albania   ka nisur aktivitetin ne vitin 2018. Objekti i aktivitetit te Moveo Albania eshte programimi i softuereve, zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve kompjuterike.

3. Ne asnje rast as Moveo Albania dhe as partneret e Moveo Italia nuk kane qene ne dijeni qe shtetasi Oltjan Hoxholli perfqesonte si administrator edhe kompani te tjera. Sapo mesuam sot nga mediat per perfshirjen e tij ne rastin e investimit ne portin e Durresit, vendosem shkarkimin e tij si administrator i Moveo Albania me efekt te menjehershem.

Të fundit