Flash News

E-TJERA

Kompensim i dyshimtë 1.2 mln euro, lihet i lirë ish-sekretari i Ministrisë së Financave

Kompensim i dyshimtë 1.2 mln euro, lihet i lirë ish-sekretari i

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim me paraqitje” teksa hetimet do të vijojnë.

Gjokutaj akuzohet se ka shpërdoruar detyrën lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro. Menjëherë pas arrestimit, Gjokutaj u shtrua në spital pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.

Të fundit