Flash News

E-TJERA

Kompensimi i ndërtuesve, Lubonja: Rama kaloi te paratë e pista, janë lobim i fuqishëm

Kompensimi i ndërtuesve, Lubonja: Rama kaloi te paratë e pista,

Analisti Fatos Lubonja, teksa foli për aktin normative të miratuar sot në Kuvend për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, tha se ligji në fjalë nuk ka për synim ndihmën ndaj bizneseve.

Në studion e “Open” në News 24, Lubonja ngriti pyetjen sepse Shqipërisë i duhen kaq shumë ndërtime. Teksa iu referua qeverisjes së Ramës, Lubonja tha se kryeministri nisi fillimisht si kryetar bashkie me mbështetje për ndërtuesit, për të kaluar më pas te paratë e pista si një lobim i fuqishëm.

“Kemi nevojë për më shumë të dhëna. Sot debati në botë është që bizneset duhen ndihmuar sepse ato punësojnë…Në rastin konkret këtu nuk bëhet fjalë për biznese, por për kompani ndërtimi dhe këtu ngrihet një problem përtej të përditshmes. Përse Shqipëria ka nevojë të zhvillojë vetëm ndërtimin në mënyrë kaq tumorale. Mënyra e qeverisjes që ka filluar Rama që kur ishte kryetar bashkie ka qenë mbështetja tek ndërtuesit tek paratë e pista ka kaluar tani, sepse kështu mbahet pushteti. Tani duket që është e nevojshme që këta të subvencionohet sepse nuk ka asgjë tjetër. Plus pastaj janë një lob shumë i fuqishëm”, tha Lubonja.

Të fundit