Flash News

E-TJERA

Kompensoi objektin e shpronësuar më parë, Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e 'Financave'

Kompensoi objektin e shpronësuar më parë, Prokuroria kërkon

 Prokuroria e Tiranës kërkon dy vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë. 

Gjokutaj u hetua fillimisht me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal Gjokutaj të dënohet.

Kujtojme se ish zyrtari  u arrestua më 11 Janar 2023, pas një hetimi që lidhej me një dëmshpërblim prone dy herë, në mënyrë të jashtëligjshme bashkë me përmbaruesin Alban Ruli atë kohë dhe drejtorin Juridik të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj.

Të fundit